Radhë në Kapshticë, pala greke punon me dy sportele. Në pak orë kanë kaluar 2100 shtetas shqiptarë dhe të huaj

Radhë të gjata janë krijuar në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Pala greke nga mëngjesi i ditës së sotme punon vetëm me dy sportele në hyrje, ndërkohë që policia jonë kufitare punon me 4 sportele. Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë dhe ata që duan të kalojnë në anën tjetër të kufirit kanë qenë të detyruar të presin deri në një orë.

Autoritetet tona kufitare të Kapshticës kanë pasur takime të vazhdueshme me homologët grek të cilëve u është kërkuar shtimin e sporteleve por sipas helenëve një gjë e tillë është e pamundur pasi në një stinë si kjo personeli është reduktuar.

Vetëm ditën e sotme sipas burimeve, kanë kaluar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë më shumë se 2100 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Numri më i lartë gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar në hyrje nga vendi fqinj drejt vendit tonë me mbi 5000 shtetas, por nuk janë regjistruar radhë të gjata në të dyja anët e kufirit.

SHKARKO APP