Radhët në Kakavijë. Lleshaj: Qytetarët të informohen para se të nisen për udhëtim
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kakavijë. Në një postim në mediat sociale, Lleshaj shprehet se bërja e tamponit në kufi ka krijuar radhë të gjata.
Më tej ai shprehet se Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta.
“Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek ???? kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar. Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”, shkruan ministri.
KOHA JONË SONDAZH

