Radio gjermane, DW shkruan për aeroportin e Vlorës. Grupet e mbrojtjes së natyrës: Rrezikon zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë

Nga Deutsche Welle

Grupet e mbrojtjes së natyrës i kanë apeluar qeverisë së Shqipërisë ta anulojë vendimin për ndërtimin e aeroportit, që sipas tyre, do të dëmtonte rëndë ligatinat në perëndim të vendit.

Një koalicion i 37 organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare tërheq vëmendjen, se ndërtimi i aeroportit pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekosistemin e strehës së shumë llojeve të zogjve.” Qeveria ka lancuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës 140 km në jugperëndim të Tiranës në vlerën 86 milionë Euro. “Një investim i tillë do të shkaktojë zhvillime të pakontrolluara dhe dëme të pakthyeshme të vlerave dhe burimeve natyrore të kësaj zone”, theksohet në deklaratën e koalicionit të organizatave mbrojtëse të natyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laguna e Nartës dhe zonat rreth saj përfshijnë mbi 19.000 hektarë sipërfaqe, një zonë kjo që është më e madhja dhe më e rëndësishmja sa i përket ekosistemit të ligatinave në hapësirën e Mesdheut, e njohur si një zonë kyç e biodiversitetit me mbi 200 lloje shpendësh si pelikani, çafka, pulëbardha dhe flamingo. Duke iu referuar zyrtarëve lokalë si dhe banorëve të zonës, qetësia e krijuar për shkak të masave kufizuese prej koronavirusit ka bërë që të vërehet një rritje e popullsisë së flamingove në Lagunën e Nartës në rreth 3000 syresh. Kjo tregon, se laguna është një terren i përshtatshëm për mbarështimin e shpendëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizatat e mjedisit thonë, se konstruktime të tilla në këtë zonë bien ndesh me konventat që ka nënshkruar Shqipëria. Koalicioni i organizatave të mbrojtjes së natyrës i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, që ta anulojë ndërtimin e aeroportit, sepse kjo mund të shkatërrojë mjedisin e zonës duke shkaktuar zhvendosjen e shumë specieve. Grupi paraljamëron, se fluturimi i avionëve në këtë hapësirë mund të “ketë pasoja tragjike” për shkak të përplasjeve me një numër të madh të shpendëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?