Raketat e Hamasit rrezikojnë Ambasadën Shqiptare në Izrael

Ambasada shqiptare në Izrael është rrezikuar nga një sulm me raketa nga Hamasi mesditën e sotme. Kjo bëhet e ditur nëpërmjet një postimi në Twitter të ambasadës, ku thuhet se raketat e Hamasit sulmuan shumë pranë ndërtesës së Ambasadës Shqiptare, që fatmirësisht nuk është prekur.

Në postim, Ambasada shprehet e shqetësuar për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, ku thekson se civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe se kjo situatë konfliktuale mes dy vendeve, duhet të qetësohet.

Sulm me raketa në Ramat Gan, pranë Ambasadës Shqiptare gjithashtu, mes sulmit të madh mbi Izraelin qendror.

Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi ndaj Izraelit.

Civilët në të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë duhet të qetësohet”, thuhet në reagim.

SHKARKO APP