Rakip Suli apo Ylli Shehu është kandidati nga PS për Kamzën?

Edi Rama deklaroi se do të fillojë takimet për të kuvenduar me qytetarët. Ndërkohë Opozita ka nisur primaret për emrat kandidatë për çdo Bashki.

Në Tiranë PS-ja e ka shpallur kandidatin që mbetet Erion Veliaj, kryebashkiaku ekzistues. Por Bashkia Kamëz, e cila si një bashki simotër me Tiranën, do të synohet të fitohet nga PS, ndonëse njihet si elektorat krejt i djathtë. Sipas sondazheve brenda PS-së del se kryetari aktual Rakip Suli nuk mund ta fitojë Kamzën. Një emër rival nga mazhoranca do të jetë ish-deputeti Ylli Shehu. Ai është i qendrës, por PS mbetet praktike kur flitet për të fituar Bashkitë.

Ylli Shehu merr shumë vota nga qendra dhe nga e djathta, duke mos harruar votat majtas, të cilat ia jep kandidimi në emër të PS.

Përveç kryeqytetit që Rama e fiton me emrin e Erion Veliajt, po synohet të marrin edhe Bashkinë Kamëz me Ylli Shehun.

Nëse merr Bashkinë e Tiranës dhe Bashkinë Kamëz që njihet si bastion i djathtë, atëherë praktikisht Edi Rama ka fituar te gjysma e popullsisë së Shqipërisë. Pa llogaritur bashkitë bastione të PS.

Ndaj Kamza duket se do te ketë Ylli Shehun si kandidat të PS për zgjedhjet e ardhshme vendore.

SHKARKO APP