Rakipi: Mosbindjen civile e keni me orar? Gjekmarkaj për aksionin e PD që u “zhduk”: Do të vijojë

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj i ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për aksionin e opozitës, ku i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se çfarë do të ndodhi me mosbindjen civile, tha se protesta e tejkaloi mosbindjen civile. Për të aksioni do të vijojë pas një pauze, por tha se po shqyrtohen mënyra të ndryshme të mosbindjes civile.

Biseda në studio

Ylli Rakipi: Kjo mosbindja civile pse nuk vazhdon? Se kjo nuk mund të jetë me orar, të hënë dhe të enjte, apo jo?

Agron Gjekmarkaj: Askush nuk është skllav i formave dhe përkufizimeve. Ajo që ka ndodhur në protestën e opozitës, është më shumë se mosbindje civile, është shprehje e zemërimit. Në këtë aspekt nuk ka të zhgënjyer. Kishte zemërim me shumicë të demokratëve, të shqiptarëve, kundër zhbërjes së opozitës, tentativës për të rrënuar demokracinë në këtë vend. E ka tejkaluar pritshmërinë e mosbindjes civile.

Andi Tela: Kur themi miting, mblidhen njerëzit për miting. Kur themi mosbindje civile, duhet të jenë elementet që përfshijnë këtë togfjalësh. Nëse themi që një protestë është mosbindje civile, pastaj cedojmë…

Ylli Rakipi: Çfarë synoni ju me këtë?

Agron Gjekmarkaj: Protesta ishte përtej mosbindjes civile. Nëse doni të diskutojmë për formën, duket se e drejta kalon në anën tuaj. Ajo që pashë në Bulevard më jep një tjetër opsion të zhvillimeve poltiike të asaj ditë. Mënyra për të realizuar mosbindje civile ka pafund dhe do ti shqyrtojmë. Do të mendojmë në vijim për formën dhe intensitetin.

Ylli Rakipi: Pra po thoni që protesta fitoi përmasa të mëdha dhe iku nga mosbindja civile?

Agron Gjekmarkaj: Thashë ishte përtej mosbindjes civile. Ajo ishte shprehje e lartë e zemëratës.

SHKARKO APP