Rama: 45 minuta bisedë me kancelaren Merkel
Kryeministri Edi Rama shkruan në Twitter se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, një pjesë të të cilës e ka zbardhur vetë.
Në postimin e tij, Rama shprehet se se telefonata ka zgjatur rreth 45 minuta dhe janë vendosur të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të negociatave.
Sipas kryeministrit, Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë.
“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim????Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë?????Danke Angela?”, shkruan Rama.