Rama: 5 zyra konsulence për fermerët brenda qershorit për kreditë e buta

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bradashesh të Elbasanit për të shpërndarë certifikatat e pronësisë për tokat bujqësore.

Në fjalën e mbajtur përpara fermerëve, kreu i qeverisë tha se janë 300 milionë euro kredi me interesa shumë të vogla për mbështetjen ndaj fermerëve. Për këtë arsye, ai tha se brenda muajit qershor do të hapen 5 zyra konsulence për fermerët.

Rama: Ne kemi futur në funksion këtë vit një fond garancie për kreditimin e fermerëve përmes bankave të nivelit të dytë në bashkëpunim me BERZH, për të bërë të mundur që kush dëshiron të investojë më shumë për fermën e vet apo të bashkohet me të tjerë, të mund të përfitojë kredi me interesa shumë më të favorshme. Janë 300 milionë euro që janë në dispozicion për financimin e kreditimit. Në fund të qershorit do të hapim 5 zyrat e para të konsulencës për fermerët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?