Rama: Administrata e tatimeve punon pa tru

Kryeministri Edi Rama shprehu sot kritika ndaj punës së Administratës Tatimore. I pranishëm në takimin me për “Përmirësimin e eficensës së Administratës Tatimore”, Rama tha se ky sektor i shtetit është ende në tranzicion.

Sipas tij, kemi ende një administratë që “punon pa tru”, duke nënkuptuar se tatimet godasin fort biznesin, duke harruar që ta shohin biznesin si një partner të shtetit. Kryeministri tha se përparime janë bërë gjatë tre viteve por mbetet që operacionet të shkojnë deri në fund. “Administrata po lë pas fazën e korrupsioni, nuk ka më gjueti biznesesh, por duhet ende punë”,- tha ndër të tjera Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?