Rama akuza PD: Jeni për turp, thatë se Ministri i Brendshëm meriton bomba
Kryeministri Rama e nisi fjal e tij në Kuvend duke akuzuar popozitën për qëndrimet e saj, pas sulmeve me eksploziv ndaj familjes së Ministrit të Brendshëm.
"Cilëtdo qofshin urdhëruesit e drejtpërdrejt të sulmit ndaj familjes së ministrit Tahiri, për fatin më të keq të punonjësve të policisë, të cilët janë cënuar psikologjikisht nga ky karshillëk kriminal i opozitës ku mbështetje ndaj krimit është bërë edhe ky Kuvend.
Asnjë nuk mund ta gëlltisë reagimin e turpshëm të PD-së. Na turpëron të gjithëve ne. Turpërojnë partitë politike dhe institucionet ligjzbatuese, ku opozita nuk e ka për gjë të pozicionohet me krimin, por tregojnë me gisht Ministrin e Brendshëm si fajtor që meriton bomba.
E keni nisur këtë fushatë qysh kur policia nisi punën dhe nisi prerjet e lidhjeve të krimit dhe jush. Akti i pashembullt i dhunës suaj edhe kur objektiv i krimit ishte Ministri i Brendshëm.
Emrat e kriminelëve i përmendi më shumë se emrat e njerëzve. Tek e fundit ju s’keni faj, Shqipërinë që deshët e bëtë realitet dhe na i latë ne ta kthejmë në rrugën e zotit dhe ligjit. Qoftë për ato që keni bërë në 21 Janar me dorënm tuaj apo ato që keni bërë në bashkëpunim me krimin në Lazarat, apo qoftë për akuzat monstruoze që nxirrini nga goja
Kërkoni të përfitoni sot me epshin anti-shtet duke tundur gishtin para syve për çdo plagë që e hapët ju, ju e bëtë krimin partner, që njollosët me drogën duke lënë të mbillej në çdo kodër. Të njëjtën gjë bëtë edhe kur u shkul Republika juaj e drogës në Lazarat", u shpreh kryeministri Edi Rama.