Rama akuzon për fake news, por penalizohet nga Facebook për informacione të rreme!

Kryeministri Edi Rama është shënjestruar sot nga rrjeti social Facebook, për shpërndarje të informacioneve të rreme, shkruan dosja.al. I pari i qeverisë e ka nisur ditën e 15 tetorit, me një thirrje për vendosjen e maskave, gjë që tashmë është e detyrueshme, duke postuar disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruan Rama krahas fotove, që supozohet se janë shkrepur në ato vite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?