Lu e Vlahutin në PS/Rama: Diplomatët i ranë pragut, të dëgjojë dera

Kryetari i PS-së, Edi Rama thotë se Partia Socialiste është gati që ta votojë reformën dhe se prania e ambasadorëve në mbledhjen e grupit parlamentar tregon se ndërkombëtarët janë të interesuar për të.

“Ne këtu jemi krejtësisht të hapur dhe tërësisht në mbështetje të saj. Të ishte për ne ajo do ishte e votuar. Ambasadorët erdhën këtu jo sepse kërkuan të marrin në dorë qeverisjen e Shqipërisë apo për të kërkuar kandidaturën e PS-së as për përçmim për ne, siç u ngutën të thonë zëdhënësit e politikës më të vjetër por sepse përfaqësojnë 29 shtete ato të Amerikës dhe BE-së, që janë të interesuar për këtë reformëë. sepse kjo është historike për Shqipërinë që nuk është vetëm në intersin e Shqipërisë. Vizita e ambasadorëve ishte stacioni i parë i unazës tek dera, dhe këtu i ranë pragut të dëgjojë dera”, tha ai.

SHKARKO APP