Rama analizë me ministrat, mbledhja do vijojë dhe nesër

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat në “Vilën 30”, në një takim informal. Në këtë takim informal do diskutohet për punën e bërë gjatë vitit 2022 dhe prioritetet e secilit dikaster për në vijim.

Do të jenë të gjithë ministrat me radhë që do të raportojnë gjatë pasdites së sotme, ndërkohë mbledhja do vijojë dhe nesër.

Të pranishëm do të jenë dhe drejtuesit politikë të qarqeve, 12 përfaqësuesit politikë të qarqeve të PS-së, ata do të diskutojnë gjatë ditës së nesërme dhe sigurisht në fokus të diskutimeve të tyre do të jenë zgjedhjet e 14 majit.

SHKARKO APP