Rama, apel nga Durrësi: Anëtarësohuni në PS, ia vlen
Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama apeloi sot për anëtarësime të reja në Partinë Socialiste, pasi sipas tij, ia vlen t’i bashkohesh rrugës së reformave të gjithanëshme që ajo po ndërmerr në qeverisje.
“Reformat janë arsyet që Partia Socialiste të pretendojë se shumë më shumë njerëz duhet të bëhen pjesë e saj”, tha kryeministri.
Teksa u ndal më tej edhe tek heqja e taksës për biznesin e vogël, reforma në shëndetësi, legalizimet, rendi dhe lufta kundër korrupsionit.
“Sigurisht që kemi ende shumë për të bërë, por po ndërtojmë një shtet që t’u shërbejë shqiptarëve. Korrupsioni nuk mund të na hapë rrugën kaq lehtë, sepse ai është mundësia e paligjshme për të marrë duke paguar atë që shteti nuk ta jep se nuk të takon, ndaj për të mundur korrupsionin duhet të bëjmë shtetin që të jep atë që të takon dhe për ta bërë këtë shtet duhen reformat”, shtoi Rama.
Shqiptarët duan shumë më shumë, tha kryeministri, por një gjë është e sigurtë, sipas tij.
“E sigurtë është që nuk duan kurrë që të kthehen tek qeverisja e vjetër dhe opozita këtë nuk e kupton”, deklaroi ai.
Duke përfunduar se Partia Socialiste është forca udhëheqëse e këtij transformimi të madh dhe se nuk ka asnjë sektor ku nuk janë ndërmarrë reforma që janë vonuar për 20 vjet.
KOHA JONË SONDAZH

