Rama apel të rinjve: Angazhohuni në PS

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u bëri thirrje të rinjve të FRESSH-it të angazhohen në procesin e anëtarësimeve të reja në PS.

Gjatë bashkëbisedimeve me ta në kampingun e bregdetit të Jalës, Rama tha se në 25 vjetorin e themelit të PS-së, anëtarësia duhet të jete 150 mijë.

“Ne kemi të gjitha mundësitë që ti jepni vetes një platformë reale të këtij transformimi sasior dhe ta bëni FRESSH-in një rrjet real vajzash dhe djemsh që përtej jetës individuale dhe punëve të tyre si individ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë jetë të përbashkët politike krijojmë hapësirë për të ndërvepruar me njëri-tjetrin në të gjitha nivelet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi vënë një objektiv që në qershori e ardhshëm kur Partia Socialiste bën 25 vjetorin të kemi rregjistruar 150 mijë anëtarë.”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?