”Rama armik i fjalës së lirë”, Ilir Meta: Shqetësimet serioze të medias janë një këmbanë alarmi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar lidhur me artikullin e medias gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, që flet për lirinë e medias në Shqipëri. Përmes një postimi në facebook, Meta e quan kryeministrin Edi Rama armik të fjalës së lirë dhe u bën thirrje gazetarëve të denoncojnë dhunën dhe shantazhet.

“Shqetësimet serioze me të cilat përballet sot media në Shqipëri, të ngritura me profesionalizëm nga gazeta e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë një këmbanë e fortë alarmi, që i fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama”.

Postimi i plotë nga Ilir Meta

Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë, kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përshpejtimin e integrimit europian.
Shqetësimet serioze me të cilat përballet sot media në Shqipëri, të ngritura me profesionalizëm nga gazeta e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë një këmbanë e fortë alarmi, që i fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama.

Duke ndarë disa nga konstatimet më serioze në artikullin e FAZ, i ftoj të gjithë gazetarët e pavarur dhe kurajozë, që pa humbur kohë të unifikohen në qëndrime, të denoncojnë hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës. Ndryshimi është në dorën tuaj! Beteja pakompromis për rivendosjen e lirisë dhe pavarësisë së medias, për dinjitetin profesional dhe njerëzor, nuk do ndalet deri ditën kur edhe gazetari i fundit të çlirohet nga presioni i Qeverisë dhe autocensura!

Konstatimet e shkëputura nga artikulli i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: https://zeitung.faz.net/…/wo…/798295.html…
Në renditjen aktuale të Reporterëve pa Kufij, vendi renditet i 103-ti nga 180 shtete – renditja më e keqe në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Edi Rama është përgjegjës për renditjen e ulët. Rama i ka denoncuar gazetarët para kamerave si kosha plehrash, parazitë, derra dhe prostituta. Dëmi i shkaktuar ishte i ngjashëm me atë të shkaktuar nga propaganda naziste, pedofilia ose terrorizmi. Për t’iu afruar këtyre synimeve Rama dhe ministrat e tij përdorin edhe mjete ligjore. Gazetarët e pabindur paditen rregullisht për shpifje në Shqipëri duke u kërcënuar me gjoba dhe sanksione penale. Kryeministri shqiptar gjithashtu kufizon rrjedhën e informacionit për gazetarët e pavarur me të gjitha llojet e rregulloreve dhe ligjeve. Më e njohura është e ashtuquajtura paketë anti-shpifje. Kritikët kanë frikë se Rama dëshiron ta kthejë AMA-n në një agjenci censurimi.

SHKARKO APP