“Rama, armik i mësuesve”, Berisha: Në vitet 2005-2013 rrogat u rritën 150%, sot marrin 30% më pak
Sot, teksa vendi feston Ditën e Mësuesit, ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një video-postimi në Facebook, shprehet se, sot, armiku më i madh i arsimtarëve është kryeministri Edi Rama.
Sipas Berishës, në vitet 2005-2013 rrogat e mësuesve u rritën 120-150% kurse sot për shkak të ngrirjes së rrogave dhe inflacionit mësuesit marrin 30% më pak se në 2013-ën.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit:
Mesuesit shqiptare sot kane nje armik dhe ky eshte Edvin Hajduti. Per shkak te qendrimit te tij ndaj arsimit, ata, nga mesuesit me rrogat me te larta ne rajon qe ishin ne vitin 2013, jane sot mesuesit me rrogat me te ulta ne rajon dhe ne Europe.
Ne vitet 2005-2013 rrogat e mesuesve u rriten 120-150% kurse sot per shkak te ngrirjes se rrogave dhe inflacionit mesuesit marrin 30% me pak se ne 2013.
Perveç kesaj, per shkak te shnderrimit te shkollave nga mungesa e kushteve ne bomba biologjike, qindra e qindra mesues ne Shqiperi u infektuan dhe dhjetra prej tyre rane ne krye te detyres tre here me shume se sa ne çdo vend tjeter te botes.