Rama: Avokatin e vulës nuk e votojmë si Avokat të Popullit: Mbajeni se ju duhet
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në sallën e Kuvendit, tha se kandidaturat e PD-së për Avokatin e Popullit, PS-ja nuk do ti votojë. Rama theksoi se avokati i PD-së ka humbur shumë gjyqet ndaj qeverisë.
“Sa i përket avokatit, mbajeni se do ju duhet se keni probleme vulash dhe firmash, por nuk mund ta sillni këtu që ne ta votojmë, kemi marrë përsipër propozimin për avokat në të shkuarën, dhe kur ishim në opozitë nuk sillnim avokatin tonë, por një figurë që kanë pasur mundësinë që në mos mbështetjen me krahë hapur, por mbështetjen me votë, sillni avokat të PD që s’ka lënë gjyq pa humbur me ne. Kaq keq jeni kandandisur, deri këtu u hap pazari, s’mbeti njeri më, kështu që kjo nuk ka shans fare, s’ka asnjë përpjekje për të ngatërruar votimin, avokat i partisë suaj në luftë për vulën, nuk i votojmë ne”.
Po ashtu Rama tha se socialistët nuk kanë një vendim të unifikuar se kujt do ti japin votën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por secili deputet i PS-së ka të drejtën të votojë lirisht.
”Dëgjoj që m’u referua mua Bardhi, është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, indtimidime, me kriminela, është bërë buka e përditshme e çdo fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë, por edhe njëherë tjetër, e vërteta është tjetër. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht marrim vendime, keni dëgjuar ju që kemi marrë vendim për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen nga drejtësia, kur e keni dëgjuar, kjo është fantazi. Nëse ne do të kishim marrë një vendim politik për të votuar një kandidat tjetër apo jo, do jua thonim në sy, ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur të vij moment i i votimit do e shpjegoj”.