Rama: Basha hyri dhe doli kastravec

 

Pas intervistës në Opinion, ku Lulzim Basha foli për katër vitet e tij si kryebashkiak, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Duke folur nga Berati, Rama tha se Basha hyri dhe doli kastravec.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Se ishte dhe një Xhemal Tafaj, një shok i Fadilit, se ne s’e kemi njohur, vajti në Kajro, pa ca drita dhe tha do e bëj Tiranën si Kajron dhe vuri ca drita te Lana.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erdhi ai Sali Kelmendi, i shkreti ndjesë pastë se vdiq, po i hapi ca qofteri. Do thoni i vuri në mes të sheshit Skënderbej, po s’ka problem, të paktën e bëri një gjë, e hapi një kompleks për qofte e raki. Sapo kishte filluar demokracia dhe dukej liri e madhe të pije raki e të haje qofte te sheshi Skënderbej.

Erdhi një Albert Brojka, ndërtoi ca pallate, keq i ndërtoi, por i ndërtoi. Po ky (Basha) çfarë bëri? Një gjë, një! Të paktën të thonë e bëri një gjë, por e bëri gabim. Zero. Tamam ashtu siç hyri, ashtu doli, kastravec, si ajo kënga.

Tani ju për ça keni nevojë, të mbjellim nga një kastravec në çdo bahçe të bashkive, e për ça na duhet? Se këta as nuk hahen,” tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?