Rama, Bashës: Dil sqaro popullin! Nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK
Kryeministri Edi Rama i kërkon kreut të PD, Lulzim Basha që të sqarojë popullin, a ka lidhje me hetuesit e UÇK-së.
Në vazhdim të replikave mbi raportin e Dick Martin, në një status në Twitter, Rama shkruan: “Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin!”
Ndërsa citon organizatën ndërkombëtare, Human Right Watch Rama shkruan:
“Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”.