Rama: Bashkëpunim me Kroacinë për integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Zëvendëskryeministren e parë, njëkohësisht Ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusić.

Fillimisht, Kryeministri i shprehu Zëvendëskryeministres Pusić falenderime për ndihmën që qeveria kroate akordoi për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet, javët e fundit, në jug të Shqipërisë.

Më tej, Kryeministri Rama dhe Zëvendëskryeministrja Pusić vlerësuan marrëdhëniet dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, ndërsa shprehën vullnet të përbashkët që këto marrëdhënie të çohen përpara, jo vetëm në fushën e bashkëpunimit dypalësh me interes reciprok, por edhe në bashkëpunimin për të ardhmen e rajonit dhe të BE-së.

SHKARKO APP