Rama: Bashkia e Shkodrës po na bllokon ndërtimin e ujësjellësve dhe rrugën Shëngjin-Velipojë

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ”Real Story”, ka sqaruar deklaratën se “nëse do të fitojnë kryebashkiakë të djathtë, ata nuk do të bashkëpunojë. Ai mori si shembull Shkodrën, ku tha se vetë Bashkia i ka bllokuar disa projekte të rëndësishme.

“Deklarata është politike, në funksion të përshkallëzimit të luftë politike në Tiranë. Që ta kuptojmë, ne kemi prej disa kohësh kompanitë që duhet të fillojnë ujësjellësit në Shkodër, që është më e prapambetura, aty financimi është i qeverisë, projektet janë bërë nga qeveria, kontraktorët janë gati dhe Bashkia nuk na jep lejen e ndërtimit.

Ose për shembull, rruga Shëngjin Velipojë, pengohet prej gati një viti për shkak të përgatitjes së dokumentacionit dhe është çliruar Lezha dhe po bllokohet nga Lezha. Rruga Shkodër-Theth kalon nëpërmjet Bogës, Boga është në Malësi të Madhe, Thethi në Shkodër, Boga është e pastër, Thethi është me plehra”,-tha Rama.

SHKARKO APP