Rama bashkon forcat me senatorin amerikan, lëshon 705 viza për afganët

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me një senator amerikan, kanë bashkuar forcat për të nxjerrë nga Afganistani edhe 705 shtetas. 705 viza janë vëshuar nga qeveria Rama për qytetarët afgan. Senatori amerikan Richard Blumenthal i ka dërguar qeverisë shqiptare listën e këtyre 705 personave.

Dy avionët që do t’i çojnë fillimisht në Doha e më pas në Tiranë ndodhen në aeroportin Mazari Sharif, por nuk po lejohen të ngrihen paçka se kanë leje fluturimi për tu ulur në Katar dhe në Shqipëri.

”Unë bashkë me stafin tim kemi punuar ditë e natë për të siguruar një udhëtim të sigurt për dy avionë të cilët do të marrin shtetas amerikan, aleatë afganë që u rrezikohet jeta dhe familjet e tyre. Unë shpresoj që Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit të bëjnë gjithçka nën fuqinë e tyre e ta realizojnë këtë . Këta shtetas amerikanë dhe afganë të cilët sakrifikuan gjithçka për vendin tonë, në nuk mund ti lëmë ata atje”,-tha senatori amerikan Richard Blumenthal. /TCH/

SHKARKO APP