Rama batuta me ambasadorin Soreca: Meriton titullin “legjendar”, vetëm në legjenda ata që ikin përgjithmonë rikthehen sërish!

Kryeministri Edi Rama në një aktivitet me rastin e nisjes së Censusit të Popullsisë dhe Banesave ka bërë disa batuta me ambasadorin Luigi Soreca, i cili pas largimit nga vendi ynë u rikthye sërish.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ambasadori Soreca meriton titullin “legjendar” pasi sipas tij, vetëm në legjenda njerëzit që ikin përgjithmonë rikthehen sërish.

“Sot në këtë prezantim të një tjetër nisme të rëndësishme, e cila do të ishte e pamundur pa ndihmën e partnerëve.

Jam së bashku me ambasadorin Luigi Soreca, i cili me rikthimin e tij në Shqipëri, qoftë edhe për pak muaj meriton titullin legjendar, sepse vetëm në legjende ndodh që ata që ikin përgjithmonë të rikthehen përsëri .

Duke pasur parasysh që sa shumë punë të mira dhe sa projekte të rëndësishme janë realizuar në Shqipëri pas këtyre prezantimeve në kohën e qëndrimit këtu të Luigit besoj se mund të them pa droje se këmba e Luigit është e mbarë dhe do jetë ogur i mirë ky prezantim i Luigit këtu edhe për suksesin e një nisme të jashtëzakonshme për nga rëndësia , përmasa edhe për nga vështirësia për tu realizuar me sukses”, tha Rama.

Kujtojmë që censusi i popullsise dhe banesave do të nise me 18 shtator.

SHKARKO APP