Rama batuta me gazetarin: La gomerët e qytetit për t’i parë hajrin gomaricave në fshat
Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Elbasanit. Mes takimeve të shumta me qytetarët, Rama ishte prezent edhe në ndarjen e certifikateve të mirënjohjes për qytetarët që kanë investuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në Elbasan.
Titullin e Mirënjohjes e mori gazetari Elton Kikia, që la gazetarinë dhe kryeqytetin për fshatin. Kikia ka punuar prej 13 vitesh në Tiranë, por ai zgjodhi ta lërë jetën stresuese të Tiranës për të investuar në qytetin e tij.
Ai ka hapur një fermë gomaricash në Funar. Teksa Rama i dha certifikatën Kikias, tha me batutë ”Respekte! La gomerët e qytetit dhe erdhi për ti parë hajrin gomaricave këtu në fshat”.