Rama, batuta me ministrin kosovar: Leja 5-vjeçare si pengesë psikologjike

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të dy qeverisë të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka shkëmbyer batuta me ministrin kosovar, Xhelal Sveçla  për lejen 5-vjecare të qëndrimit.

Rama i kërkoi Sveçlës që ta heqin se është si pengesë psikologjike.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Një pyetje kam se gjithmonë e kam kuriozitet si funksionon mes jush Ministrisë së Brendshme. Pse e bëni këtë lejen 5 vjet? Do martohen njerëzit me bashkim familjar dhe pas 5 vitesh do vijnë tek ju të konfirmojnë se janë sërish bashkë? Pse e bëni këtë. E marrin lejen, vendosin të jetojnë në Kosovë. Marrin lejen e qëndrimit dhe kështu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Svecla: Në rastin që përmendët patjetër që nuk ka nevojë. Leja 5 vjecare do të vlejë për studentët, për të punësuarit por kjo nuk nënkupton që do të vijë prapë.

Rama: Po hiqeni se është si pengesë psikologjike. Do të ikë prap? Hiqeni këtë se të jetë për votë, dilni në minorancë ju të dy.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?