Rama: BE organizatë koprace, nuk jep para kollaj. Të zhvillojmë tregun rajonal
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Bashkimi Europian nuk duhet parë si një bankë dorëlëshuar që jep para, pasi në bindjen e tij është një organizatë koprace.
Këtë deklaratë ai e lidhi me faktin që për të marrë disa financime nga BE, nevojitet më parë përmbushja e detyrimeve për të shfrytëzuar këto mundësi.
Rama: Duhet të harrojmë që BE është bujar, është një organizatë bujare, madje do të thoja është një organizatë koprace. Të besosh se mund të marrësh para kollaj nga BE do të thotë të besosh në një iluzion. Kur them është organizatë koprace nuk e them në kuptimin pexhorativ, e them për të nënvizuar që me BE dhe në BE ka mundësi të jashtëzakonshme, por ka edhe detyrime të jashtëzakonshme dhe duhen plotësuar më parë detyrimet për të shfrytëzuar mundësitë.
Jemi të vetëdijshëm që në na ka ndodhur përsëri si ballkanas të jemi pjesë e një paradoksi, kur ne u bëmë gati të sillemi si europianë, europianët janë gjithmonë e më konfuzë lidhur me BE. Pra kjo paqe dhe ky bashkëpunim nuk na qëlloi në kohën më të mirë, aq e vërtetë është kjo sa mjafton të shikoni se çfarë ndodhi me krizën e refugjatëve ku vende jashtë BE si Serbia, u sollën shumë më mirë në raport me vlerat europiane sesa vende brenda BE, nuk po përmend emra se do të duhej të përmendja shumë.
Duke u ndaluar tek bashkëpunimi rajonal, Rama tha se duket çmontuar përceptimi se proçesi i Berlinit është një garë ku vendet vrapojnë se kush do të marrë më shumë para nga BE.
Rama: Nga ana tjetër është domosdoshmëri që ne ta luftojmë dhe çmontojmë përceptimin që proçesi i Berlinit është një garë ku vendet vrapojnë se kush do të marrë më shumë para nga BE. Nuk është kështu dhe nuk ka për të ndodhur kështu. Ne kemi vendosur një hartë përpara për rrugën që do ndjekim dhe deri tani kemi qenë më të shpejtë se BE, por edhe kjo është normale, ne kemi nevojë të vrapojmë, ata nuk e kanë të nevojshme të vrapojnë për ne. Ne vrapojmë për veten me njëri-tjetrin.Ata janë në një situatë të ndërlikuar dhe sigurisht që mbështetja që i kanë dhënë proçesit është e një historie të jashtëzakonshme por paratë që duhen për të financuar projektet e përcaktuara si prioritete do të vinë pjesë–pjesë dhe nuk do jenë kurrë aq sa i imagjionon fantazia jonë kolektive.
Për Kryeministrin është e domosdoshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të zhvillojnë bashkëpunimin tregtar, duke zhdukur barrierat mes tyre.
Rama: Ama ka një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme, ajo që ne mund të bëjmë pa para për të prodhuar më shumë para. Nuk është BE që na pengon që ne të liberalizojmë me shpejtësi marrëdhëniet tregtare, që ne të rrëzojmë me shpejtësi barrierat jotarifore, që ne ta kthejmë rajonin tonë në një zonë që funksion si të ishte pjesë e BE, pavarësisht që nuk është pjesë e BE.Që të bëjmë të mundur që prodhuesit, eksportuesit e të gjithë vendeve tona të mos kenë kufi dhe të mos kenë nevojë për aq palë dokumentas, licenca e vërtetime, sa çjanë kufijë që duhet të kalojnë. Nuk është shkencë e lartë për të konkluduar se në rast se ne do të ecim me shpejtësi në këtë drejtim do të jemi më të pasur. Kjo do të ndodhë pavarësisht se sa do ecin projektet që lidhen drejtëpërdrejtë me vullnetin dhe financimet europiane.
Deklaratat Rama i bëri në konferencën e dytë ndërkombëtare për lejet e ndërtimit online, për një rajon mq konkurues.
KOHA JONË SONDAZH

