Rama: BE po vlerëson reformat e mia. Progres raporti konfirmon suksesin tonë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se progres raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë konfirmoi suksesin e reformave të qeverisë.
Rama u shpreh në një prononcim për mediat se nuk e kish lexuar dokumentin e BE, por tha se Bashkimi Europian tha të tjera gjëra nga ato që thotë opozita. “Nuk e kam lexuar, nesër pres komisionerin dhe sigurisht që do të jetë pasqyrë e ndryshme nga ajo që përpiqen që t’u vënë çdo ditë shqiptarëve ata që flasin në emër të Europës. Më vjen shumë mirë që edhe deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore ishte e kundërta me gjithçka që u predikuar me re të zeza mbi Shqipërinë duke hedhur helm që ta kapi kush ta kapi”,- tha kreu i qeverisë.
Kryeministri shtoi se qëndrimi i tij për reformën zgjedhore ishte i drejtë dhe se shumë shpejt do të miratohet dhe ligji i ashtuquajtur antishpifje.
Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë pas takimit me drejtuesit e PS në qarqe. Kryeministri deklaroi se shumë shpejt do të ketë një proces vlerësimi dhe për ministrat dhe punën e tyre në qeveri.
“Lajmi për të ardhmen vjen nga PS. Ne vazhdojmë punën, diskutojmë për gjendjen. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë. Pas pak do të dalë edhe kërkesa për vlerësim për ministrat që të jetë edhe përtej anëtarësisë. Çdo kush mund të hyjë për të bërë rivlerësim”,- tha kreu i qeverisë.
https://arkiva.kohajone.com/komisioneri-varhelyi-ndryshimi-i-kodit-zgjedhor-mund-te-sjelle-ndarjen-e-shqiperise-nga-maqedonia/
KOHA JONË SONDAZH

