Rama bën bilancet në Athinë: Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pak nga vizita e tij në  Athinën zyrtare ku është takuar me homologun e tij grek Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm Dendias.

Në një postim në twitter, Rama shkruan se është falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bënë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale.

“Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike” përfundon Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri shqiptar Edi Rama zbriti sot  në Athinë për një vizitë jozyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita e Ramës në Athinë vjen pas një qëndrimi dyditor në Ankara dhe në kohën kur Shqipëria dhe Greqia kanë shprehur gatishmërinë për t’i zgjedhur mosmarrëveshjet për ndarjen e kufirit detar në Gjykatën e Hagës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?