Rama bën bilancin e vitit 2014: Shqiptarët patën më shumë para në xhepa
Kryeminsitri Edi Rama, teksa analizoi plot një vit kalendarik të punës së kabinentit qeveritar dha garancinë se do ta përdorë pushtetin për të bërë ndryshime dhe punët që nuk janë bërë në 20 vite.
“Do ta përdor pushtetin për të bërë ndryshime dhe punët që nuk janë bërë në 20 vite. Nuk do zgjas qendrimin në pushtet duke u konsumuar nga pushteti deri në pikën që të bëhem si paraardhësi im, që iua solli në majë të hundës të gjithë shqiptarëve”.
Ndër aksionet kryesore ende në veprim është ai për energjinë dhe sipas Kryeministrit n uk ka kthim pas në këtë drejtim.
“Mbetem i patundur në bindjen time se Shqipëria nuk ka as luksin dhe as shansin të humb ritmin.Veprim i guximshëm sepse nuk kemi rritur çmimin e energjisë, por kemi hequr fashën. Rritje e cmimit të energjisë do të thotë rritje uniformë e çmimit, por kjo nuk ka ndodhur.
Përkundrazi çmimi mesatar për të gjithë është ulur në 9.5 lekë. Rritja e çmimit që rezulton për një fashë të caktuar nga heqja e fashës mbrojtëse ka marrë adresimin e duhur moral, financiar të qeverisë pasi të gjitha këto kategori për të cilat është vendosur heqja e fashës janë marrë në mbrojtje nga qeveria dhe diferenca do të mbulohet nga buxheti i shtetit”.
Në këtë fundvit Rama ka adresuar falenderimet e tij që nga Presidenti, kreu i Kuvendit, Ministritë e institucionet e pavarura për bashkëpunimin me ekzekutivin.
“ Falenderoj Ministritë dhe agjencitë shtetërore që trashëguan një Shqipëri të vajmedetshme dhe punuan për të çelur rrugën për një të ardhme ndryshe. Falenderoj edhe Kreun e Kuvendit, Ilir Meta që e ndihmoi në mënyrë të pakursyer për të rikthyer shtetin në detyrë, ndihmë që ende vazhdon dhe për marrëdhëniet mes qeverisë dhe parlamentit. Falenderoj Presidentin Nishani edhe pse kemi pasur mos dakordësi, por kjo nuk do të na pengojë të vijojmë bashkëpunimin tonë për çështje të ndryshme. Falenderoj dhe institucionet e pavaruara, marrëdhënia me të cilët ka qenë korrekte, institucionale pavarësisht mendimeve që mund të kemi patur”.
Falenderimet nuk kanë munguar dhe për opozitën, që sipas Ramës e ka ndihmuar me çoroditjen e saj.
“Duhet të kishim qënë më të duruar, nuk e zgjedhim ne opozitën, e kemi sado e mbrapshtë të jetë. Ky ka qënë viti më i mirë i një qeverie dhe një shumice në këtë drejmtim, por nuk mjafton. Mandati na është dhënë që të punojmë përditë si forca shtytëse e të mirës së këtij populli. Ndjesë, kur përmes nesh është shfaqur sjellja e vjetër ndaj opozitës. Do kisha dashur të ishte e para në falenderimet e mia, por do ishte hipokrizi, jo se nuk na ka ndihmuar me çoriditjen e saj, bërtet por nuk merr seriozisht as vetë atë që thotë. Problemi i saj nuk është si po ecën Shqipëria, por thjesht humbja e pushtetit me të cilën nuk arrin të pajtohet. Mirëpresim çdo denoncim për të pastruar administratën shtetërore të mbërthyer nga korrupsioni dhe të mbërthyer deri në palcë, faleminderit për propagandën e padenjë ndaj policisë së shtetit pas operacionit në Lazarat”.
Kryeministri në bilancet e fundvitit ka ngritur në krye marrjen e statusit kandidat në BE.
“Marrja e statusit të vendit kandidat në BE, nuk do të qe e mundur pa punën e kësaj qeverie dhe vendeve skeptike që u detyruan të vlerësojnë faktet për rezultatet e arritura gjatë këtij viti dhe një pune formidabël të bërë në kryeqytetet evropiane”.
“Për financat, besoj se ka qenë një vit i suksesshëm nëse nisemi nga objektivat. Si rrjedhojë dhe një bashkëpunimi me FMN. Kemi një fushëbeteje jashtë kontrollit që lidhet e informalitetin dhe sigurimet shoqërore. Asnjëherë më parë biznesi në Shqipëri nuk është ndjerë më i lirë më i respektueshëm. Vitin tjetër kemi një sërë masash lehtësuese. Biznesit të madh i kemi thënë që do ta rrisim taksën, dhe e kemi rritur. Po nuk e kemi rritur më shumë taksën pavarësisht presionit të FMN. Kemi përgjysmuar taksat për biznesin e vogël”, deklaroi Rama.