Rama bën diversion për protestën: Qëllimi i Lulit është një copë qeverie

Kryeministri Edi Rama thotë se qëllimi i vërtetë i protestave të opozitës është që Lulzim Basha të takohet me të, dhe që Partia Demokratike të hyjë në qeveri.

Në takimin e ciklit “Bashkia që duam”, i ngacmuar nga qytetarët e Rrëshenit, Rama tha se qëllimi i protestave të Bashës është të hyjë në qeveri me Ramën.

Qytetari: Mos na e sill më Ndrecën kandidat se duam të fitojmë dhe ne të djathtë…

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Ju e keni mirë se për punë na keni neve, për rrumpallë keni partinë tuaj. Luli ishte në Krujë dhe u betua atje për Sari Salltikun se nuk do të më takojë më mua. Aq shumë do të më takojë saqë betohet për të kundërtën, ndryshe nuk i duhej të betohej. Ai po mbledh njerëzit të më thotë mua që shih sa njerëz kam unë, eja më tako e më fut ne qeveri se vdiqa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Rrësheni, kryeministri Rama tha se bashkitë mandatin tjetër do të jenë të fokusuara në investimet rurale pas rilindjes urbane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?