Rama bën ndryshime në qeveri, fuqizon dukshëm Arben Ahmetaj

Kryeministri Rama ka bërë ndryshime brenda kabinetit të tij qeverisës. Por kësaj here nuk ka ndryshime emrash, por sektorësh. Ministres Eglantina Gjermeni i është hequr nga administrimi sektori i turizmit, duke ia kaluar këtë detyrë ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetajt. Pas dekretimit të ndryshimeve të kabinetit të Qeverisë Rama, ministria që do të drejtojë Eglantina Gjermeni do të quhet Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU),  dërsa ministria që do të drejtojë Arben Ahmetaj do të quhet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (METTS). Për Gjermenin ky është sektori i dytë që i hiqet nga varësia, pas kalimit të INUK në varësi të Ministrisë së Brendshme, ku mori emërtimin IMKT. Arben Ahmetaj po fuqizohet shume dhe mendohet se ne ndryshimet e reja qeverisese ne vjeshten e ketij viti ai mund te jete edhe zv/kryeminster.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?