“Rama bëri një krim monstruoz”, Basha: Zotohem solemnisht të rindërtoj Teatrin Kombëtar siç ishte! Do jemi qeveri e dijes dhe artit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin e Partisë Demokratike, për artin, kulturën dhe trashëgiminë.
Basha tha se në këto 8 vite qeveria nuk ka bërë asgjë për artin dhe kulturën shqiptare.
Basha: “Sot flasim pёr artin dhe kulturёn tonё. Pёr artin tonё kombёtar, pёr artistёt tanё. Si çdo fushё tjetёr, janё bёrё hapa pas nё kёto 8 vite. Kryeministri nё ikje i cili ka dështuar tё bёj ndonjё gjё ashtu si duhet, kёtu ka kryer njё krim monstruoz, e ka shembur teatrin tonё kombëtar.
Pёr 8 vite ai e ka goditur rёndë buxhetin e artit dhe kulturёs shqiptare. Pa kulturë dhe pa art, Shqipёria nuk ka ëndrra. Rinia nuk ka ëndrra. Shqipёria nuk ka shpresë. Rinia nuk ka tё ardhme.”
Ndër të treja lideri demokrat tha se së bashku me Partinë Demokratike zotohen ta rindërtojnë Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
Basha: “Unё dhe Partia Demokratike zotohemi solemnisht tё rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Ne angazhohemi ta bëjmë artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të aksesueshme për të gjithë, jo vetëm si një e drejtë themelore e njeriut por dhe si një faktor themelor për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante, më gjithëpërfshirëse.”
Basha tha se një qëllim tjetër i rëndësishëm i Partisë Demokratike është promovimi i vlerave tona kombëtare dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Basha: “Ne angazhohemi të ridimensionojmë rolin e integrimit kulturor në Bashkimin Europian duke promovuar fuqishëm vlerat tona identitare të trashëgimisë tonë kulturore, kreativitetin dhe kulturën dinamike përmes një bashkëpunimi kulturor kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke përfshirë diplomacinë kulturore si përqasja më e mirë, si përqasja më dinjitoze ndaj realizimit të objektivit tonë, për anëtarësimin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Bashkimin Europian.”
Gjithashtu në këtë takim, aktivistët e Teatrit Kombëtar i bënë dhuratë kryedemokratit një maket të godinës e cila u shemb.
Ishte regjisori Robert Budina ai i cili prezantoi dhuratën, theksoi se kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE.