Rama: Berisha është prurësi më i madh i llumit moral në vend

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median me gazetarët por dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve online.

Pyetje: Sa gisht keni ju zoti Rama në mbylljen e çështjes së financimeve ruse? Pasi kryetari i PD-së Berisha ju akuzoi ju dhe sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë në drejtësi

Edi Rama: Ai që e quani ju kryetar të PD-së është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Nuk është turpi i askujt tjetër përveç atyre që verbërisht e ndjekin që vazhdon e sjell si pikë referimi në botën e informacionit dhe në debatin publik. Është monumenti i gënjeshtrave, shpifjeve, akuzave dhe është prurësi më i madh i llumit moral, gjuhësor, njerëzor në jetën shqiptare, në historinë e Shqipërisë. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani çfarë kërkoni nga unë?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Realisht doni përgjigje nga unë?! Nuk e dini përgjigjen?! A nuk është ai që me forcë mohoi çdo lidhje të financimeve të PD-së me Rusinë?! I vuri gjoksin dhe e mbrojti me pathos Lulzim Bashën. Ku hyj unë tani ?! Ku është dora ime në këtë mes?! Por kjo është historia jo e një budallai që hodhi një gur në lump or një shenjtan budallai që torolis një vend të tërë duke tërhequr për hunde të gjithë ju, jo mua as PS-në por ju që e pranoni me veten tuaj ta konsideroni si pikë referimi, burimi informimi dhe meriton të hyjë në gojën tuaj e të futet në mes të debatit publik. Është katastrofë. Financimi rus i PD-së është denoncuar nga PS”- theksoi kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?