Rama, Berishës: Je një gënjështar i madh!

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Sali Berishën si një gënjeshtër lëvizëse dhe një mashtrues profesionist, duke thënë se ajo që ish kryeministri thotë sot, i harron nesër. E mbi këtë pikë, Rama ka lexuar se çfarë ka thënë një javë më parë Berisha, në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit.

U more me Nexhmijen, me John Kerryn, me kë su more, por nuk u more me thelbin e pyetjes sime. Pse gënjen dhe pse gënjeni për Byronë kombëtare të Hetimit?

Më përmend mua këtu Komisionin e Vencias opinionin e vet… Zotrote dole javën e kaluar dhe ja cfarë ke thënë, meqë s’ke kurajon ta thuash, sepse je një gënjeshtrar profesionist. Gënjeshtari profesionist meret me gënjeshtrën e ditës, dhe jo me atë të javës së shkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë ke thënë:

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Cfarë ka byroja hetimit, jua them unë, absolutisht, (se e ke ktë absolutisht), ligji amerikan përputhet tërësisht me komisionin e Venecias. Kush e pengon këtë? Ja ku është,(dhe më drejtohesh mua) kryetari i PD i ka thënë ndërkombëtarëve, silleni menjëherë ta votojmë. Pra të enjten, ju keni konfirmuar draftin që ne kemi sjellë…”- tha Kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?