Rama-Berishës: Je vonë për dekorimet, i hoqëm

 

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën sot në Kuvend gjatë kohës që PD proteston para Kuvendit. Ai ka zgjedhur fjalime të ish-Kryeministrit Sali Berisha gjatë viteve të mëparshme. Ai citoi  fjalime në Kuvend të vitit 1998, 2000, 2002, kur akuzonte Ilir Metën dhe Pandeli Majkon.

“Është një debat që vazhdon prej 25 vjetësh për medaljet dhe kriminalizmin e Partisë së Punës. “Ju ndërtoni vila dhe të tjerët rropatën në bunker dhe bodrume, Sali Berisha 1999”. “Këtu në këtë Parlament dhe më që sot buxhetin dilni para shqiptarëve me këtë buxhet me moralin e hajdutit me mungesën e plotë përgjegjësisë. Ju rikthyet varfërinë tuaj mjeruese të kohës së diktatores. Shqipëria renditet me Ugandën z. Meta, Sali Berisha në vitin 2000 në këtë Parlament”,- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për medaljen e persekutorëve të regjimit komunist, Rama tha se “PD-ja është shumë vonë. Ne e kemi marrë vendimin jo vetëm për të tërhequr dekretin e Saliut, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pre e të njëjtit qorrsokak”,- tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?