Rama-Berishës: Ngrije kokën dhe më thuaj, do e votojmë apo jo reformën

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar në Kuvend Sali Berishë, për të votuar reformën në drejtësi.

Rama i ka kërkuar atij që të thotë hapur, nëse do e votojë apo jo reformën.

“Sali, ngrije kokën dhe më thuaj, do e votojmë apo jo reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jozefina, mos qesh, se duhet të frymëzosh Saliun që të marrë fuqi dhe njerëzit të shohin se nga kush kanë shpëtuar”, tha Rama, që pak më parë kishte shkëmbyer disa batuta me Taulant Ballën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit kërkoi që Berisha të çohet në Prokurori, ndërsa Rama tha se ai është për në psikiatri.

“Kisha kohë që nuk rrija për të dëgjuar Saliun, po sot qëndrova sepse kisha shumë interes të dëgjoja se cfarë do thotë për reformën në drejtësi, dëgjuat gjë?

Asnjë fjalë.

Bëri një torolisje të gjatë…i ka mbetur ora aty ku shqiptarët e morën me 1 milion shuplaka dhe e nxorën nga zyra…”, tha Rama.

Taulant, të kam thënë duhet të jesh më i përmbajtur dhe s’duhet të bësh gabim përsëri e ta marrësh seriozisht Saliun.

Saliu duhet çuar në urgjencë, jo në Prokurori, se është në një fazë rrëshqitjeje të pandalshme.a

Arsyet janë nga më të ndryshmet por s’jemi ne që mund ti gjejmë.

Foli me heshtjen e tij, asnjë fjalë për reformën në drejtësi.

PD kërkoi kohë të shikojmë nëse e ka kërkuar kohën për ta votuar apo për të gjetur alibinë e radhës për të mos e votuar”, vijoi Rama.

Por, ndërsa u sfidua publikisht nga Rama, Berisha nuk ktheu përgjigje.

Ai u ngrit dhe foli për rrugët që ka bërë kur ishte në pushtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?