Rama-Berishës: Të dielën merr mesazh të qartë, nuk ka shans të debatojë me mua

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një përgjigje të qartë. I ftuar në emisionin Opinion, Rama iu përgjigj pyetjes së Fevziut, që solli reagimin e Berishës në rrjete sociale pak minuta më parë, ku shkruante se “Rama nuk vjen në debat sepse e di që pësoi fatin që pati Biden me Trumpin”.

Blendi Fevziu: Dje tha që vetëm ai lart më largon nga PD.

Edi Rama: Vetëm ai lart e largon një buf nga këneta. Këneta ka nevojë për bufin e vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blendi Fevziu: Ore pse nuk del në debat?

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: Nuk ka asnjë shans që një katran me bojë që nuk ka lënë të gjallë e të vdekur të shtëpisë time pa e marrë zvarrë, të ketë fatin që unë t’i jap 1 minutë nga prania ime. Është tërheqje zvarrë e të vdekurve dhe të gjallëve të familjes time në mexhelis duke i pështyrë për hesapet e tij të ndyra politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?