Rama: Beteja për energjinë, beteja e Shqipërisë që duam

Ndërkaq, gjatë fjalës së rastit teksa vizitoi një biznes fason të këtij qyteti, ai vlerësoi se sfidë kryesore e qeverisë, mbetet formimi profesional me synim rritjen e punësimit në rang vendi.

Duke shtuar se forca politike që ai drejton do të kthehet në promovuese të punësimit real dhe me hapjen e vendeve të reja të punës në mënyrë që të trajtohet plaga e papunësisë.

“Sfida jonë është formimi profesional, ndaj do të investohemi në trajnimin profesional në mënyrë që të kemi sa më shumë krahë pune të kualifikuar. Synohet rritje e eksporteve nga biznesi fason në masën 28%, falë paketës mbështetëse. Kemi arritur të përftojmë 135 milionë dollarë, është importuar dyfishi i makinerive në raport me vitin e kaluar. Bashkë me sipërmarrjen do hapim rrugën e punësimit real”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të theksuar më tej se me buxhetin e vitit 2015, qeveria ka akorduar edhe një fond të posaçëm për mbështetjen e punësimit, dhe biznesit fason në mënyrë të veçantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Krijohet një perspektive për të gjithë ata që duan të jetojnë me punë të ndershme”, konkludoi ai.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?