Rama: Brenda majit vaksinohen 500 mijë shqiptarë. Turistët, jo kriter vaksinimi
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv që ka nisur këtë të dieë në sheshin ”Skëndërbej”, ku të moshuarit po marrin dozën e vaksinës anti-covid.
Në fjalën e tij, Rama tha se procesi i vaksinimit do të kryhet në katër turne, sakaq ka shtuar se askush nuk do të detyrohet që të marrë vaksinës. Deri në pranverën e ardhshme do të vaksinohet të gjithë shqiptarët, nënvizoi Rama, duke shtuar se turistët që do të vijnë në vendin tonë nuk do të jenë të detyruar që të jenë të vaksinuar.
”Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt pasi kemi siguruar sasi të konsiderueshme vaksinash. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të ketë përfunduar të gjithë vaksinimi i popullatës. Do të ketë vaksinime në katër turne, dhe njerëzit janë të lirë të zgjedhin nëse do të vaksinohen. Për ata që vijnë në Shqipëri nuk do u kërkohet që të kenë bërë vaksinimin”,-tha Rama.