Rama: Brenda vitit të ardhshëm përfundon landfilli i Maliqit
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ndërtimin e landfillit në Maqliq. Ai thotë se procesi i ndërtimit po ecën me shpejtësi.
Komenti i plotë i Kryeministrit në Facebook.
“Po ecin me shpejtësinë e duhur punimet për ndërtimin e landfillit të ri me standarde europiane në Maliq, duke bërë të mundur që brenda vitit të ardhshëm këtu të mblidhen mbetje urbane nga 6 njësi të qeverisjes vendore të qarkut të Korçës për 20 vitet e ardhshme. Me përfundimin e plotë të punimeve do të mbyllen më shumë se 100 fusha e pikave ekzistuese grumbullimi në qarkun e Korçës, duke ulur në këtë mënyrë ndotjen e tokës, ajrit dhe ujërave sipërfaqësore e nëntokësore për një jetë shumë më cilësore për 300’000 banorët e qarkut”.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10153679489246523
KOHA JONË SONDAZH

