Rama: Bulqiza ishte e izoluar, por sot është vetëm 40 minuta larg kryeqytetit

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale këtë të mërkurë, ku është ndaluar në qarkun e Dibrës. Nga takimi në Bulqizë, Edi Rama i kërkoi sot banorëve të votojnë kandidaten e PS-së në zgjedhjet e 14 majit, Festime Mjeshtri.

”Para disa vitesh ishit xhep pa hyrje, të mbyllur, të izoluar. Para disa vitesh duhet të mendoheshe mirë të vije në Tiranë, sot jeni 40 minuta larg kryeqytetit. Kemi hapur sot edhe segmentin e Planit të Bardhë, 300 metra kanë mbetur tek tuneli i Murrizit. Ajo që sot duhet pasur parasysh është se duke qenë kaq afër Tiranës, mos u çudisni se kjo zonë brenda pak vitesh do të vijë duke u rritur numri i vizitorëve dhe turistëve”, theksoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha edhe se: “Dibra do të bëhet patjetër destinacion turistik. Ajo ka histori dhe destinacione nga më interesantet dhe ne do të punojmë shumë fort. Më thoshin se rruga e Arbrit s’duhet bërë, por unë gjithmonë kam thënë se Dibra është jastëku i gjelbër i kryeqytetit”.

SHKARKO APP