Rama: Buxheti 2015, 20 miliardë lekë për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë

“20 miliardë lekë për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë. Buxheti2015, ndryshimereale.

+10 mln USD për familjet në ndihmë ekonomike e personat me aftësi të kufizuar dhe 16 mln USD direkt pas heqjes së fashës 300kë”, shkruan Rama.

Në vijim ai ndalet në sektorin e bujqësisë, për të cilin thotë “mbështetja për bujqësinë përmes një pakete financiare afro 100% më të lartë se në vitin 2013. Buxheti 2015 vazhdon rruga e ndryshimit real!”.

“Zerohen ose ulen 15 taksa për nxitjen e prodhimit, konsumit, mbrojtjes mjedisore; falen kamatë vonesat për sigurimet në fshat. Ndryshimereale

Projekti i vitit tjetër besnikërisht në përputhje me frymën e Rilindjes: Kush ka më shumë paguan më shumë, kush merr më pak paguan më pak!”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke sqaruar disa nga risitë e buxhetit të vitit të ardhshëm. 

SHKARKO APP