Rama çel ekspozitën në Athinë: Garën si artist e ka fituar Linda, ka krijuar një kryevepër si Zaho

Edi Rama ndodhet prej kësaj të hëne në Athinë, dhe këtë herë jo si kryeministër, por si artist që çel ekspozitën e tij të parë në Greqi. Teksa ka folur përpara një audience të madhe në pallatin Zapion Megaro të Athinës, Rama e ka quajtur veten si artisti më i mirë mes kryeministrave.

”Është hera e parë që vizitoj një shtet si kryeministër që nuk kam në çantën time vetëm shënimet e mia, por edhe artin tim. Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por lejoj sytë e mi të veprojë ndërsa koka është tërësisht e përqendruar në temat që po diskutoj me bashkëpunëtorët e mia ose vendime që duhet të marr”, tha kryeministri Rama.

Po ashtu Rama nuk kurseu as një batutë me bashkëshorten, Linda Rama. “Garën si artist mes nesh e ka fituar ajo, pasi ka krijuar Zahon, që është një kryevepër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?