Rama: ”Condé Nast Traveller” shënon Shqipërinë si destinacion për vitin 2025
Kryeministri Edi Rama ka ndarë shkrimin që gjiganti mediatik “Condé Nast Traveller”, i ka dedikuar vendit tonë, duke e cilësuar si destinacioni që duhet vizituar për vitin 2025. ”Shqipëria në fokusin e gjigantit mediatik Condé Nast Traveller, që e etiketon vendin tonë si destinacioni që duhet vizituar me patjetër për vitin 2025, nga plazhet kristal të rivierës, te alpet madhështore, sitet historike të UNESCO-s, e që së bashku me aeroportin e ri të Vlorës dhe hotelet e brandeve ndërkombëtare me pesë yje, premtojnë një tjetër sezon fantastik turistik”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Revista globale CN Traveller e ka renditur Shqipërinë ndër vendet më të mira evropiane për të udhëtuar në vitin 2025:
1-Shqipëria
2-Lugina Ahr, Gjermani
3-Arrabida, Portugali
4-Riviera e Athinës
5-Qarku Clare, Irlandë
6-Ishujt Faroe
7-Gjeneva
8-Marsejë, Francë
9-Matarrana, Spanjë
10-Vjena
11-Sussex, Britani e Madhe