Rama, çunave të Kukësit: 30 mijë paund për të kapur parajsën investojini në agroturizëm

Në një konferencë nga Lalzi, ku qeveria është duke paraqitur për publikun bilancin e sezonit turistik veror, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve që të investojnë në agroturizëm, jo të zgjedhin rrugën më të vështirë për t’u larguar në Angli me gomone apo kamion.

Ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë rrugët e emigracionit klandestin në kërkim të parajsës që nuk kanë për ta gjetur, me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Le të shkojnë dhe të pyesin. Ne jemi gati t’i mbështesim ata të rinjtë që duan të bëjnë agroturizëm në Kukës. Fitojnë shumë më shumë se nga çdo punë në të bardhë apo të zezë në Angli. Nga ana tjetër është fakt që agroturizmi kudo po jep rezultat për ata që e marrin përsipër”, nënvizoi Rama.

SHKARKO APP