Rama: Dakord për kafen Dr. Halimi, më 22 qershor në maternitet
Kryeministri Rama i është përgjigjur nga Kamza ftesës për kafe të kadidatit demokrat për Tiranën, Dr. Halim Kosovës.
Rama la të kuptohet se nuk do të ketë kafe midis tij dhe Kosovës para 21 qershorit. Rama e tha këtë duke lënë të kuptohet se Kosova do e humbasë Tiranën.
Kur një qytetare i kujtoi Ramës se si kanë lënë para ca kohësh një kafe me të, Rama tha: “ Kafe ka kërkuar edhe Halim Kosova dhe kafen me të do e pi më 22 qershor, do të shkoj ta takoj te puna e tij, në maternitet, ndwrkohë që me ty do ta pi para 21 qershorit” .