Rama, darkë me Erdogan: Turqia program kundër përmbytjeve në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama njofton në Facebok se është duke konsumuar një darkë me presidentin e Turqisë, Rexhep Erdogan. Kryeministri shkruan se me presidentin turk ka diskutuar për bashkëpunimin me Turqinë dhe mbështetjen kundër përmbytjeve.
“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve????”,- shkruan Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

