Rama, darkë para Kongresit
Pak orë nga kongresi zgjedhor i Partisë Socialiste, kryesocialisti do të shtroj një pritje për personalitet e huaja të ftuara në mbledhjen e forumit më të madh të kësaj partie ku do të jetë i ftuar dhe ish kryeministri italian Masimo D’Alema si dhe deputet dhe një përfaqesi e delegatëve.
Takimi do të mbahet rreth orës 18 në hotel Tirana dhe i paraprin një ditë e cila paralajmëron shumë zhvillime përfshirë dhe debate. Lëvizja për demokraci e mbështetur nga deputeti Ben Blushi i cili këmbëngul për zgjedhje për kryetarin do të shpalos përpara delegatëve platëformën e bërë publike në asamblen e 9 marsit.
Burime zytare nga selia rozë konfirmojnë për Tv Klan se kongresi do të trasmetohet i gjithë live dhe i hapur .
Kongresi do ti nis punimet në orën 10 të paradites së të shtunës me fjalën e të gjithë ministrave që do të prezantojnë arritjet për të gjithë sektorët që drejtojnë por dhe disa deputet që do të flasin për dikastër që drejtohen nga aleatet e LSI. Më pas fjalën do e marr kryesocialisti i cili ashtu siç lajmeroi përpara asamblesë do ti kërkojë kongresit të shkojnë në referendum për mandatin e tij që ka pranuar se në shkelje të statutit ështe kapercyer prej 3 vjetesh .
Blushi dhe një grup që e mbeshtesin atë e cilesojnë si të papranueshëm mbajtjen e referendumit. Në kongres do te dëbatohet dhe me pas miratohen dhe ndryshimet në statut.
Këto ndryshime parashikojnë që kur partia është në opozitë kryetari zgjidhet sipas parimit një antarë një votë dhe kur është në pushtet mandati konfirmohet nga kongresi, model i huazuar nga laburistët britanik.
Tv Klan
KOHA JONË SONDAZH

