Rama debat në Kuvend nëse Jorida Tabakut është Zonjushë apo Zonjë

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku kanë replikuar sot në Kuvend për shifrat e ekonomisë, por edhe statusin familjar e të deputetes demokrate.

Në fjalën e saj, Tabaku citoi raportet ndërkombëtare për ekonominë duke theksuar se vendi ka shënuar regres.

Kryeministri Edi Rama mori fjalën duke ju drejtuar deputetes se nuk e dinte nëse Tabaku ishte Zonjë apo Zonjushë dhe përgënjeshtroi shifrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në replikën e saj, Tabaku u shpreh se nuk ka kuptim që në Kuvend të mos flitet për temat konkrete dhe problemet e vendit, por Kryeministri të komentojë jetën personale të deputetëve të djathtë. “Kjo është e papranueshme, kryeministri të flas më këtë gjuhë. Ky stil fyerjesh është anormal. Pasi sollët kriminelët në Kuvend, tani që nuk i keni më shani dhe ofendoni vetë deputetët e krahut tjetër”,- tha Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Replikat:

Rama: Dëgjova zonjën apo zonjushën se nuk jam i qartë për statusin. Vitove Freedem House e the jemi në pikiatë. Me ça kuraje e bën këtë gjë, nuk e di apo vazhdon këngën e mjerimit në mënyrë robotike edhe ti, po ta lexoj unë…

Tabaku: Kur të flasësh herë tjetër referohu me respekt. Është e paimagjinueshme që një kryeministër të rrijë të diskutojë se cfarë bën një deputete, është e martuar apo e pamartuar, diskutim banal të bëhet në këtë nivel…Vini këtu dhe ofendoni kur ata kriminelët si keni sot këtu për të na kërcënuar ne.

Rama: Shumë e nderuar deputete, ju kërkova ndjesë dhe faleminderit që ma sqaruat zonja deputete se nuk e dija. De di në cilin libër të edukatës e ke mësuar që mund të më drejtohesh mua me ti, ne s’njihemi, mbase koha mund të na njohë, por me ti s’mund të më drejtohesh për të më predikuar edukatë.

Nëse ka një gjë që bijtë e bijat e këtij kryeqyteti është se janë me edukatë.

Është e vështirë të jesh robot dhe të dalësh nga teksti, kur duhet të përballesh me dikë që të vë përballe me një tekst tjetër, bie në lapsuse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?